Site icon Telegrafi

Prokuroria: Nina Angellovska nuk ka kryer vepër penale

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike nuk do të fillojë procedurë kundër ministres së Financave Nina Angellovska, të cilën opozita e akuzon se ka keqpërdor pozitën e saj dhe me vetëdije ka hequr parat kur ka kuptuar se bankës “Eurostandard” do i merret licenca.

“Gjithçka Prokurori procedohet nëse ka vetëm vepra penale, ndërsa këtu nuk ka elementë të një vepre penale, sepse janë para për pronarin”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike për “TV24”.

Dje, ish-guvernatori Petar Goshev dhe ish këshilltari në Ministrinë e Financave Branimir Jovanoviç theksuan se Angellovska ka vepruar joetikisht nëse ajo ishte në dijeni dhe e tërhoqi depozitën menjëherë para heqjes së licencës së bankës “Eurostandard”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Angellovska: Nuk është e saktë se i kam tërhequr mjetet e mia nga Banka “Erostandard”
Exit mobile version