Aktpadi kundër Monika Riesteskas për kryerje të veprës penale “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike” ngriti Prokuroria Publike deri tek Gjykata Themelore e Shkupi 1.
Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, e dyshuara akuzohet se vitin e kaluar dhe këtë vit, me paramendim ka kryer veprime që paraqesin vepër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç theksojnë nga Prokuroria Publike me ligj është e dënueshme posedimi dhe lëshimi në treg i lëndëve narkotike dhe në bazë Prokuroria Publike në procedurë paraprake propozoi t’i vazhdohet paraburgimi.
Monika Risteska është njëra nga aktivistet më aktive për legalizimin e marihuanës./Telegrafi/