Prokuroria Themelore Publike ka ngritur akuzë penale me propozim që të vazhdohet masa e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vrasjen e të riut në Shkup, Nikolla Sazdovski.
Siç thuhet në njoftimin e PTHP-së, të akuzuarit dyshohen se më 29 qershor stacionin për autobusa në Autokomandë, në mënyrë brutale kanë rrahur Nikolla Sazdovskin, i cili më pas ka humbur jetën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të akuzuarit më 29 qershor rreth orës 17:45 në bulevardin “Aleksandari i Maqedonisë” në Shkup, në ndalesën për autobusë para fabrikës Alkaloid, i janë afruar të dëmtuarit dhe i kanë kërkuar letërnjoftim. Pasi i dëmtuari ju ka treguar letërnjoftimin, të akuzuarit papritur kanë filluar ta godasin. I dëmtuari pas goditjeve ka humbur vetëdijen dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”. Të njëjtën ditë ai është dërguar në Klinikën për mjekim intenzi, ku më 9 korrik ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Ata shtojnë se për shkak të se mundësisë së arratisjes dhe ndikimit tek dëshmitarët, prokurori ka propozuar që dy të akuzuarve t’u vazhdohet masa e parburgimit./Telegrafi/