Prokuroria themelore publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, si të dyshuar të lëndës ”Erasmus”, në lidhje me arrestimet në Fakultetin ekonomik të Universitetit Kirili dhe Metodi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dyshuarit akuzohen se gjatë periudhës 2015 – 2016, duke shfrytëzuar pozitën e tyre, kanë kryer vepra penale. B. Sh dhe S. R akuzohen për verpën penale të ”ryshfetit”; D. J akuzohet për ”ryshfet dhe pranim dhurate për ndikim të paligjshëm; L. J dhe S. D akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.
Në akutë është përfshirë edhe personi D. D, për tre vepra penale të ”ryshfetit”, ndërkaq ndaj personit T. F është ndërprerë procedura hetimore, në mungesë dëshmishë./Telegrafi/