Raporti i autopsisë i cili duhet tregojë për arsyen e vdekjes së Jana Hristovskës në spitalin e Manastirit, ende nuk ka arritur në Prokurorinë e Manastirit.
Në ndërkohë janë ndërmarrë disa veprime për hulumtimin dhe hetimin e rastit dhe janë pyetur disa persona të cilët kanë pasur informacioni në lidhjes me rastin dhe po ashtu është siguruar dokumentacioni mjekësor.
Pjesa tjetër e dokumentacionit do t’i duhet komisionit për vlerësimin e ekspertizës e krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, prokuroria do të sigurojë edhe raportin e Inspektoratit dhe pas kontrolleve do të merret vendim nga prokuroria për vazhdimin e procedurës.
Ndryshe, më herët Inspektorati Shëndetësor në spitalin e Mansatirit kishte kontroll të jashtëzakonshëm./Telegrafi/