Site icon Telegrafi

Prokuroria: Në hetim tabulatet e protestuesve të 21 janarit

Protestuesit që do t’u hetohen telefonatat janë personat që goditën efektivat e policisë, duke plagosur gjashtë prej tyre dhe ata që morën pjesë në djegien e automjeteve dhe sulmet me sende të forta ndaj Kryeministrisë.

Pas identifikimit, disa prej këtyre personave janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë nga gjykata pas ngjarjeve të 21 janarit. Por, Prokuroria ka identifikuar numrat e tyre të telefonit dhe po verifikon telefonatat e kryera.

Si pasojë e akteve të dhunës më 21 janar, gjatë demonstratës së opozitës u plagosën rëndë gjashtë policë dhe gardistë, ndërsa morën lëndime të lehta më tepër se 56 efektiva të rendit. Pasojat më të rënda ishin në anën e demonstruesve, katër nga të cilët u vranë, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën. Dëmet materiale ishin kryesisht në shkatërrimin e një pjese të rrethimit të Kryeministrisë dhe dëmtimin e plotë të 22 automjeteve të parkuara në këtë zonë./Telegrafi/
 

Exit mobile version