Site icon Telegrafi

Prokuroria në Gjilan ka zgjidhur 708 raste përmes procedurave alternative

Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë vitit 2018 përmes zbatimit të këtyre procedurave alternative, siç janë: marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, ndërmjetësimi dhe pezullimi, ka zgjidhur gjithsej 708 raste, pra 28% e lëndëve janë kryer përmes këtyre procedurave.

Gjatë vitit 2018, në kuadër të procedurave alternative, janë arritur gjithsej 684 marrëveshje për pranimin e fajësisë, si dhe 24 raste janë zgjidhur përmes procedurës së ndërmjetësimit, duke kursyer kohë dhe mund jo vetëm për institucionin e prokurorisë, por edhe për gjykatën dhe duke ngritur efikasitetin e vendosjes me shpejtësi të rasteve të tilla.

Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi për media thekson se edhe gjatë këtij viti, synon që deri në 50% të lëndëve të zgjidhen përmes këtyre procedurave alternative, me qëllim të vënies së drejtësisë për një kohë sa më të arsyeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version