Prokuroria Themelore Publike Ohër ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozim për caktimin e masës së kujdesit ndaj personit nga Manastiri, për të cilin është iniciuar procedura për veprën penale “lëndime të rënda trupore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë Prokuroria Publike, më 19 janar, i dyshuari së bashku me një person tjetër ndaj të cilit tashmë po zhvillohet procedurë dhe është ngritur aktakuzë, për shkak të urrejtjes në bazë të nacionalitetit dhe përkatësisë etnike, kanë sulmuar viktimën e deklaruar bullgar e ka goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup dhe e ka lënduar rëndë fizikisht.
“Prokurori publik kompetent i propozoi gjykatës që për të dyshuarin aktual t’i caktojë këto masa, konfiskim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit ose të dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim të përdorimit të letërnjoftimit për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe detyrimi për t’u paraqitur çdo 7 ditë tek një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror”, njoftojnë nga Prokuroria.
I dyshuari, sikurse i akuzuari i mëparshëm në këtë procedurë, pretendon se ka vetëm shtetësi maqedonase./Telegrafi/