Site icon Telegrafi

Prokuroria kërkon paraburgim për rrëmbyesit e nipit të Ljube Boshkoskit

Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkon caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “rrëmbim” të Samoil Kostadinovskit, nipit të Ljube Boshkoskit.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Rrëmbim”.

Në interes të procedurës, Prokuroria Publike për momentin nuk mund të ndajë më shumë detaje”, thonë nga Prokuroria Publike.

Kostadinovski humbi më 4 mars afër Ambasadës së Çekisë, ndërsa zhdukjen e raportoi vëllai i tij. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme./Telegrafi/

Lexo po ashtu Arrestohen rrëmbyesit e nipit të Ljube Boshkoskit
Exit mobile version