Telegrafi

Prokuroria kërkon largimin e Agnellit nga Juventusi dhe gjobë 300 mijë euro

Prokurori i FIGC ka kërkuar që presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të largohet nga detyra për 2 vjet e gjysmë dhe të dënohet me 50 mijë euro. 

Sipas Calcio e Finanza, Giuseppe Pecoraro, ka kërkuar po ashtu që Juventusit t’i mbyllen dyert e stadiumit për dy ndeshje dhe të pagauëj gjobë prej 300 mijë eurove.

Agnelli arriti sot në Tribunalin nacional të FIGC’s për ta mbrojtur vetën nga akuzat në lidhje me shitjen e biletave për ultrasit që kanë lidhje me krimin dhe organizatat kriminale.

I pari i Juventusit mund të ketë thyer rregullat dhe për këtë po hetohet nga FIGC.

Natyrisht klubi nuk i ka pranuar akuzat në lidhje me këtë. Gjyqi do të vazhdojë ende dhe nuk ka asnjë vendim. /Telegrafi/