Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti rrezikon një dënim të madh me burg pas mashtrimit me taksa në Spanjë.
Çështja e ikjes nga taksat dhe mashtrimi me të ardhura kanë trokitur përsëri në derën e Ancelottit. Kësaj radhe çështja duket serioze dhe trajneri italian i Real Madridit rrezikon një shumë vite burgim.
Sipas mediumit Relevo, Prokuroria e Madridit ka kërkuar katër vjet e nëntë muaj burg për Ancelottin, pasi kishte mashtruar thesarin prej më shumë se një milion euro në vitet 2014 (386,361 euro) dhe 2015 (675,718 euro), gjatë fazës së tij të e parë si trajner i skuadrës së bardhë (2013-2015).
Sipas aktakuzës, italiani, pavarësisht se ka deklaruar statusin e tij si rezident në Spanjë për qëllime tatimore dhe ka deklaruar se vendbanimi i tij ishte në Madrid, ka regjistruar në deklaratat e tij tatimore vetëm shpërblimin e punës personale të marrë nga Real Madrid.
#ÚltimaHora ‼️ La Fiscalía pide casi cinco años de prisión para Carlo Ancelotti por defraudar un millón de euros.
📌 Se le señalan los ejercicios fiscales de 2014 y 2015, correspondientes a la primera etapa del italiano en el Real Madrid.https://t.co/ihSHkLQlff
— Relevo (@relevo) March 6, 2024
Në të ardhurat e tij, Ancelotti nuk ka deklaruar paratë e marra për shfrytëzimin e të drejtave të imazhit të tij, të cilat i kishte transferuar subjekteve të tjera. Ministria Publike e akuzon për dy krime kundër Thesarit Publik.
Ndryshe, Ancelotti nënshkroi një kontratë pune me Real Madridin më 4 korrik 2013 për periudhën ndërmjet 5 korrikut 2013 dhe 30 qershorit 2016.
Edhe pse subjekti i kryesuar nga Florentino Perez e shkarkoi atë më 25 maj 2015, ‘Carletto’ e mbajti me qira shtëpinë e tij në një shesh qendror në kryeqytet deri në tetor të atij viti, kështu që gjatë vitit 2015 Spanja vazhdoi të ishte “qendra e tij kryesore e marrëdhënieve personale dhe e interesave ekonomike”. /Telegrafi/
🚨🚨 La Fiscalía pide 4 años y 9 meses de prisión para Ancelotti por defraudar a Hacienda https://t.co/sgDXB7ca0d
— MARCA (@marca) March 6, 2024