Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kërkoi dënime me gjobë për shkelësit e orës policore.
“Të në raste të ndryshme penale kanë kryer veprën penale mosrespektim udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, shprehen nga Prokuroria.
Ata nuk i kanë respektuar vendimet për kufizim të lëvizjes, përkatësisht gjatë orës policore pa leje në këmbë apo me automjet kanë lëvizur nëpër qytetet.
“Për të akuzuarit, Prokuroria me propozimet për shqiptimin e gjobave kërkoi nga gjykata dënime me 100 gjoba ditore”, shprehen nga Prokuroria Themelore e Gostivarit./Telegrafi/