Site icon Telegrafi

Prokuroria kërkon burg për ish-presidentin francez Sarkozy

Prokurorët francezë kanë kërkuar një dënim me gjashtë muaj burg për ish-presidentin, Nicolas Sarkozy në gjyqin për financimin e fushatës.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit nuk mund të komentonte menjëherë mbi raportin, raporton swissinfo.

Të martën, Sarkozy mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm të fushatës së dështuar të rizgjedhjes në vitin 2012, duke thënë se shpenzimet e saj nuk ishin përgjegjësia e tij.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor në tubimet ekstravagante të fushatës, më pas punësoi një agjencia miqësore për marrëdhëniet me publikun për të fshehur koston.

Një Sarkozy sfidues tha në gjykatë se ai nuk ishte përfshirë në logjistikën e fushatës së tij për një mandat të dytë si president as në mënyrën se si u shpenzuan paratë gjatë periudhës së zgjedhjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version