Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.Gj., për shkak të dyshimit të bazuar që me datën 23 nëntor ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare dhe lëndim i lehtë trupor ndaj viktimës V.Z., në vendin e tij të punës.
Gjithashtu i njëjti person me datë 26 nëntor dyshohet të ketë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, ku ka arritur të hyjë në pronën private të dëmtuarit Sh.B., duke i shkaktuar dëme materiale.
Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurin V.Gj., ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.