Site icon Telegrafi

Prokuroria kërkon 18 vite burg për shoferin që shkaktoi 9 viktima

Organi i Prokurorisë kërkoi 18 vite burg për Tomas Tsogas, drejtuesin e autobusit të linjës Tiranë-Athinë, i cili përballet me akuzën e humbjes së kontrollit me pasojë vdekjen e udhëtarëve.

Seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Fierit u zhvillua pa praninë e të pandehurit, i cili përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës. Në seancën e radhës pritet të dëgjohet edhe pala mbrojtëse.

Ngjarja shokuese ndodhi në 8 nëntor të vitit të shkuar, kur autobusi i linjës Tiranë-Athinë humbi kontrollin për shkak të një gabimi njerëzor të drejtuesit të mjetit, duke rënë në një humnerë rreth 100 metra të thellë, çka solli edhe bilancin tragjik, 9 të vdekur dhe 38 të plagosur, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version