Telegrafi

Prokuroria kallëzon penalisht 12 persona për rastin e Tamarës nga Velesi

Pas disa vitesh hetime, më në fund janë ngritur 12 akuza për rastin e Tamara Dimovskës nga Velesi, e cila vdiq duke pritur përgjigje për mbështetje institucionale për shërim jashtë vendit.

Gjykata Themelore Shkupi 1 i ngarkon penalisht 12 persona për veprën penale “papërgjegjshmëri në punë në shërbim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rasti i Tamarës

Në grupin e të akuzuarve nuk është i përfshirë ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, ndaj të cilit u tentua atentat nga gjyshi i Tamarës, por që dështoi.

Nga të gjitha hetimet gjithëpërfshirëse, vetëm për tre persona nuk është ngritur asnjë akuzë, dhe hetimet ndaj tyre kanë marr fund.

Hetimet janë kryer në Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën universitare dhe institucionet tjera që ndërlidhen me këtë rast./Telegrafi/

Lexo po ashtu Edhe një rast i ngjashëm me atë të Tamara Dimovskës

*Foto nga protesta për Tamarën