Site icon Telegrafi

Prokuroria ka siguruar video-incizime për vrasjen në Çair

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair, ku pas një incidenti të armatosur mbet i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Nga Prokuroria thonë se janë siguruar video-incizime nga objektet rreth vendit të ngjarjes dhe se po punohet për identifikimin e autorëve.

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vendngjarje, si dhe urdhër për obduksion të të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet nga video vëzhgimet prej objekteve përreth. Po punohet në përcaktimin e identitetit të autorëve”, thonë nga Prokuroria.

Lexo po ashtu Policia jep detaje të reja për vrasjen në Çair
Exit mobile version