Prokuroria Themelore Publike njoftoi se sot në fshatin Çegran të Gostivarit ka pasur tentim për vrasjen e prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.
Nga PTHP theksojnë se prokurori publik është jashtë rrezikut të jetës dhe ndodhet në mjekim në një klinikë në Shkup.
“Prokurori Publik është sulmuar me thikë dhe i është shkaktuar lëndim në shpinë”, theksojnë nga PTHP.
Në fund PTHP sqaron se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/