Prokuroria ka një të dyshuar për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare nga Shtëpia “25 maj”. Sipas TV Telma nga i dyshuari është marrë mostër nga analiza e cila ka filluar ditën e djeshme.
Hetimi kërkon që ADN profili i të dyshuarit të krahasohet me ADN profilin e një personi të panjohur i cili është zbuluar gjatë kontrollit medicinal që i është bërë vajzës gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Atëherë është zbuluar se vajza është gjetur gjysmë e zhveshur dhe pa vetëdije në Veles.
Gjatë kontrollit mjekësor është vërtetuar se vajza ka përjetuar një përdhunim, ndërsa është gjetur mostra me të cilën është vërtetuar ADN profili i personit që e ka keqpërdorur./Telegrafi/