Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 28-vjeçares nga Shkupi, e dyshuar për veprën penale “kidnapim”.
“Më 16 gusht, në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit – Shkup, e dyshuara ka rrëmbyer një të porsalindur shtatë ditësh.
E dyshuara u ka ofruar ndihmën prindërve të foshnjës për të shkuar në Poliklinikën e Bit Pazarit. Në “City Mall” i kanë kërkuar të dyshuarës që ta mbajë foshnjën derisa të blinin ushqime, pas së cilës ajo është larguar me të. Ajo ka shkuar me taksi për në Gjorçe Petrov, e më pas në shtëpinë e saj, ku policët kanë arritur ta gjejnë dhe ta marrin me vete.
Me veprime të tilla, e dyshuara ka penguar prindërit të qëndrojnë me të porsalindurin e tyre për më shumë se katër orë, dhe ka shkaktuar rrezik për rrezikimin e shëndetit të foshnjës.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuares, për shkak se ekzistojnë rrethana për arratisje, si dhe frikë se ajo do të gjykohet për të fshehur gjurmët e krimit dhe për të penguar hetimin e saj./Telegrafi/