Prokurora themelore publike e Maqedonisë ka ndërmarrë masa për ndriçimin e fatkeqësisë ajrore që ka ndodhur mbëmë në Maqedoni, në afërsi të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, prokuroria ka ndërmarrë masa për vërtetimin e vendit të fatkeqësisë, sigurimin e tij dhe veprimin e mëtutjeshëm.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se janë duke u mbledhur të dhëna dhe fakte me rëndësi, për të vërtetuar shkaqet e fatkeqësisë, ndërkaq për informacione më të reja, publiku do të njoftohet më detajisht./Telegrafi/