Prokuroria Themelore Publike ka filluar hetimet dhe procedurat në lëndën e arrestimit të funksionarit të arrestuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me iniciale D.S i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pritet që gjatë ditës Prokuroria të dalë me më shumë informacione për rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB për momentin nuk tregojnë detaje rreth arrestimit të D.S, i cili ka qenë i punësuar në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Një pjesë e mediava njoftuan se D.S është aarestuar për shkak të ryshfetit./Telegrafi/