Telegrafi

Prokuroria jep detaje të reja rreth aksidentit në magjistralen Veles-Shtip

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike-Veles mbrëmë ka kryer ekspertizë në rrugën Veles-Shtip, tek Novo Sello, në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë ku humbi jetën një person, ndërsa 14 u lënduan.

Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, sipas të dhënave të para, deri tek fatkeqësia ka ardhur kur furgoni i drejtuar nga personi 30-vjeçar nga Shkupi, i cili po transportonte materiale ndërtimore, duke lëvizur në rrugën nga Shtipi për në Veles, për shkaqe të panjohura deri më tani ka kaluar në korsin e kundërt. Në atë moment, në korsin e kundër ishte duke lëvizur autobusi i agjitacionit turistik i cili transportonte udhëtarët për në Soçev Beg në Bullgari.

“Autobusi është munduar që ti ikë goditjes direkte, duke lëvizur nëpër skajet e korsisë. Mirëpo furgoni ka goditur në pjesën para të autobusit me çka e ka kthyer në drejtim të kundër të korsisë. Në aksidentin në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i furgonit, ndërsa 14 udhëtarë nga autobusi kanë marrë lëndime, duke përfshirë edhe shoferin e autobusit”, thonë nga Prokuroria.

Lexo po ashtu Aksidenti i mbrëmshëm në magjistralen Veles-Shtip, shoferi autobusit në gjendje të rëndë

Pas urdhrit të prokurorit publik, janë bërë hetime në vendin e ngjarjes dhe është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë tek trupi i të ndjerit. Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër për kryerjen e analizave të pranisë së alkoolit në gjak tek shoferi i lënduar të autobusit./Telegrafi/