Prokuror publik kompetent nga Prokuroria Publike Shkup bëri inspektim në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë në komunikacioni në qarkoren e Shkupit, në të cilin një person humbi jetën dhe tre u plagosën.
Nga Prokuroria thonë se dy nga të plagosurit janë polic, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sipas gjetjeve paraprake, aksidenti ndodhi kur një patrullë e policisë së trafikut ndaloi një automjet “BMW” me targa të Gostivarit që po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa lejohej.
Gjersa policët ishin duke biseduar me shoferin e automjetit, ato goditi një kamion me targa të Shkupit. Nga përplasja, vetura BMW ka marrë flakë dhe është djegur tërësisht.
Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën shoferi i veturës BMW”, thonë nga Prokuroria.
Me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet autopsia e personit të ndjerë, ndërsa mostra të gjakut dhe urinës do të merren nga shoferi i kamionit me qëllim të shqyrtimit të pranisë së alkoolit ose substancave të tjera që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të drejtuar automjetin. Inspektim i jashtëzakonshëm teknik do të kryhet në kamion me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të aksidentit./Telegrafi/