Site icon Telegrafi

Prokuroria jep detaje për zjarrin tragjik në Tetovë: Identifikohen viktimat

Prokuroria Publike sot njoftoi se po vazhdojnë aktivitetet që po i ndërmarrin pesë prokurorët për të vërtetuar shkaktimin e zjarrit në Spitalin Modular ku humbën jetën 14 persona.

“Janë sjellur urdhra për kryerjen e autopsisë mjeko-ligjore dhe identifikimin e trupave të të vdekurve në Institutin për Mjekësi Ligjore. Nga raportet o dorëzuara në Prokurori, vërtetohet se nga viktimat tetë gra dhe gjashtë bura të moshës nga 29 deri 78 vjet. Prej tyre 12 persona kanë qenë të hospitalizuar si pacientë me coronavirus në spital. Nga 14 të vdekurit, dy persona janë njëra bashkëshorte e një pacienti dhe bija e një paciente dhe këto janë personat të cilët nuk janë hospitalizuar”, sqarojnë nga Prokurorina.

Nga Prokuroria theksojnë se po hetohet arsyeja e pranisë së tyre në momentin e aksidentit, përkatësisht nëse nëse kanë qenë më gjatë në spital ose kanë hyrë brenda pas zjarrit për t’i evakuuar familjarët e tyre.

“Me urdhër të Prokurorisë, është kryer autopsia e pacientes së ndjerë e cila ka humbur jetën nga COVID-19, për jetën e së cilës i gjithë ekipi mjekësor ka luftuar para shpërthimit të zjarrit. Trupi i pacientes së ndjerë u morr në momentin e shpërthimit të zjarrit. Autopsia me kërkesë të Prokurorisë është kryer për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes nga ku u konstatuar se vdekja nuk ka ndodhur si pasojë e zjarrit’, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se kanë siguruar edhe incizime nga spitali i Tetovës, nga objektet përreth, banesat, shtëpitë si dhe video materiali i publikuar nga individë dhe videot nga rrjetet sociale.

“Incizimet janë dërguar për ekspertizë me urdhër të Prokurorisë dhe pritet që raportet e analizës së tyre të ndihmojnë në zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Janë dhënë urdhra deri OKTIV-SHKUP për dëshmi materiale dhe sigurim të gjurmëve nga vendi i ngjarjes si dhe urdhra për ekspertimin e tyre me qëllim që të vërtetohet pasoja e shpërthimit të zjarrit. Në këtë drejtim është dhënë urdhër për angazhim të një personi nga fusha e elektroteknikës i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje ndërsa ekspertiza e tij do të jep përgjigje për pasojat dhe arsyet e shpërthimit të zjarrit”, thuhet në njoftimine PTHP-së.

Po ashtu janë dëgjuar edhe dëshmitarë të vendit të ngjarjes, një pjesë e ekipit mjekësor i pranishëm në spital në ditën e shpërthimit të zjarrit dhe janë dëgjuar edhe personat tjerë që mund të japin informacione për ngjarjen.

“PTHP Tetovë dha urdhër për marrjen e gjithë dokumentacionit në lidhje me ndërtimin e spitalit modular, nga spitali dhe nga personi personi juridik ose ndërtuesin e objektit”, thuhet mes tjerash në raportin e PTHP-së./Telegrafi/

Exit mobile version