Telegrafi

Prokuroria jep detaje për të arrestuarit e sotëm, kanë nënshkruar marrëveshje për shitje të tokës shtetërore

Prokuroria kërkon paraburgim për 9 persona, për një person masa të kujdesit, ndërsa një person akoma është në kërkim.

Kështu njoftoi në konferencë për shtyp prokurorja Ivana Trajçeva. Ajo tha se persona janë arrestuar dhe shtatë prej tyre janë marrë në pyetje, e më pas do të dihet nëse do të paraburgosen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Mile Janakieski – ish ministër i Transportit, Dimitar Dimovski i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së dhe Dejan Mitrevski kryetar i Komitetit Komunal të kësaj partie në Aerodrom. Ndërsa e arrestuar është edhe avokatja e shtetit Emilija Radojkova, një e punësuar në Kadastër, noterë dhe afaristë.

“Ata dyshohen se kanë nënshkruar katër marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore, në të cilat është dashur të ndërtohen hotele. Njëra nga tokat ka qenë e dedikuar për ndërtimin e “Shkallëve spanjolle””, tha Trajçeva.

Ajo shtoi se Janakieski dhe pesë të punësuarit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dyshohen se kanë nënshkruar marrëveshje për shitje të tokës shtetërore, me gjerësi prej 26 mijë metrave katrorë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Arrestohen Mile Janakieski, një avokat, notarë dhe zyrtarë për pastrim parash