Prokuroria Themelore në Ghakovë ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e një bombole të gazit të premten rreth orës 20:00 në një lokal në fshatin Ratkovc të Rahovecit, me ç’rast kanë marrë lëndime 15 persona.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se shpërthimi i bombolës që ishte në bodrumin e lokalit, ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit.
“Me këtë rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prape do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit. /Telegrafi/