Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot jep detaje për media lidhur me kthimin e grave dhe fëmijëve kosovarë nga Siria.
KosovaPress mëson se shtetasit e Kosovës kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, ndërsa janë kthyer mbrëmë në Kosovë.
Të shoqëruar nga vetura të shumta policore, të kthyerit nga Siria janë larguar nga Aeroporti “Adem Jashari” në orët e para të së shtunës, për t’u dërguar në ish-bazën ushtarake në fshatin Vranidoll, në periferi të Prishtinës.