Site icon Telegrafi

Prokuroria: Janë raportuar blerje të votave dhe fotografim të fletvotimeve

Prokuroria Publike në Maqedoni informon se Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë zgjedhjeve deri në ora 17:00 nuk ka regjistruar shkelje të mëdha.

Nga PP thonë se në adresën izbori@jorm.mk, në të cilën qytetarët kanë mundur të paraqesin dyshimet për vepra penale lidhur me zgjedhjet, kanë arritur 10 raportime për ditën e sotme.

“Pjesa më e madhe e tyre janë dyshime për agjitim dhe blerje të votave nga disa parti politike. Dy raportime kanë të bëjnë me personat të cilët e kanë fotografuar fletvotimin”, thuhet në njoftimin e PP-së.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë me koordinimin e mëtejmë me institucionet, duke marrë të gjitha masat për zbardhjen e rasteve dhe konfirmimin e fakteve./Telegrafi/

Exit mobile version