Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk është arrestuar shtetasi iranian Hasan Azari Bejadi, por ndaj tij është ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për katër vepra penale për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.
Prokurorja e rastit nga PSRK-ja ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.
Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/