Telegrafi

Prokuroria inicion rast për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është iniciuar rast në lidhje me incidentin ndaj gazetarit Visar Duriqi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Lexo po ashtu Visar Duriqi pas sulmit: Nga 2014-ta jam kërcënuar, rrahja zgjati rreth një minutë e gjysmë, m’i thyen katër dhëmbë

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/