Ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska ka pohuar se Prokuroria Themelore Publike (PTHP) do të hetojë nëse në procesin e birësimit të fëmijëve, persona të caktuar të Ministrisë në fjalë kanë kërkuar para.
Ajo tha për gazetarët se të gjitha të dhënat e kërkuara nga Prokuroria, tashmë janë dorëzuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Carovska tha se pret që të përfshirët në këtë rast të japin përgjegjësi, nëse vërtetohen dyshimet./Telegrafi/