Telegrafi

Prokuroria hedh poshtë padinë penale ndaj Elizabeta Kançeska-Milevskës

Prokuroria Themelore ka hedhur poshtë padinë penale kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-MIlevska, kundër ish-zv.ministrit dhe udhëheqësit në ministri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, padia e Ministrisë së Financave – Drejtorisë së Policisë Financiare, nuk ka bazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke vepruar sipas padisë penale, prokurori kompetent ka marrë në pyetje të paditurit, ndërsa është kryer edhe analizë në raportet e punës së Ministrisë së Kulturës për disa vite. Në gjitha raportet nuk është konstatuar parregullsi në aktivitetet dhe transaksionet financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata shtojnë se kanë pasur edhe fakte tjera mbi të cilat prokurori kompetent ka sjellur vendim që të refuzojë padinë penale ndaj personave të përmendur./Telegrafi/