Site icon Telegrafi

Prokuroria hapi lëndë për tubimin masiv fetar në Strugë

Prokuroria Themelore Publike e Strugës nisi lëndë pas publikimit të incizimeve dhe fotografive në rrjetet sociale të tubimit masiv fetar që u mbajt në Strugë.

“Veprimi i Prokurorisë është për shkak të pranisë së qytetarëve në liturgjinë në kushte të pandemisë, kur nuk janë respektuar vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për respektim të rregullave shëndetësore si ndalesa për grupim në grupe më të mëdha prej dy personave, distanca e nevojshme prej dy metra mes personave dhe mbajtja e maskave mbrojtëse”, njoftojnë nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit për vërtetimin e fakteve në këtë lëndë gjyqësore, Prokuroria e Strugës parashtroi kërkesë te policia e Strugës për të kontrolluar dhe zbuluar kryesit eventual të veprës penale. Prokuroria kërkon të identifikohen dhe thirren organizatorët e liturgjisë që të vërtetohet nëse ngjarja është paraqitur.

Pritet të vërtetohet kush duhej të merr pjesë në ngjarje, çfarë leje kanë marrë dhe nëse është vepruar sipas lejes.

Prokuroria poashtu dha urdhër për sigurimin e videove nga kamerat e sigurisë nga objektet përreth me qëllim që të bëhet identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në ngjarje si dhe të vërtetohen nëse personat me vetiniciatëve kanë marrë pjesë në ngjarje./Telegrafi/

Exit mobile version