Site icon Telegrafi

Prokuroria e Prishtinës fton ish-prokuroren e EULEX-it për intervistim

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar sot ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistim.

Këtë e konfirmoi ish prokuroria Maira Bamieh në një postim të saj në rrjetin social në Facebook.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete. E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet kosovare”, ka shkruar Bamieh.

Lexo po ashtu Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

Ndryshe, ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar sot në një konferencë për media në Prishtinë ka njoftuar në detaje rastin e saj gjatë kohës sa ishte në EULEX dhe me sfidat me të cilat është përballur nga koha kur kishte filluar të sinjalizonte se diçka nuk ishte në rregull.  /Telegrafi/

Exit mobile version