Prokuroria Federale amerikane ngriti sot akuzë ndaj Akayed Ullah, kryerësi i sulmit të djeshëm në metronë e Nju Jork, i cili akuzohet për sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste.
Prokurorët, përveç mbështetjes së organizatës terroriste, kanë akuzuar atë për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë, sulm me bombë në vendet publike, shkatërrimin e pasurive me shpërthyes, raportojnë mediat amerikane.