“Kemi dyshime të arsyetuara se Elezaj ka përdorur pasaportë false për t’u larguar jashtë shtetit. Nga të dhënat e marra në mënyrë operative, ka rezultuar se i hetuari për kontrabandën e naftës virgin ka thyer masën “arrest shtëpie” dhe ndaj tij kanë filluar hetimet edhe për thyerje të vendimit të gjykatës”, thanë burimet nga prokuroria duke saktësuar se kanë marrë edhe informacione nga pikat e kalimit kufitar, raportoi e përditshmja Shqip./Telegrafi/