Site icon Telegrafi

Prokuroria: Ekzaminimet mjekësore tregojnë që 12 vjeçarja nga Vitia nuk është dhunuar

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalur me një njoftim ku bënë të ditur për opinionin e gjerë që rasti i një të miture ditë më parë për dhunimin seksual në qytetin e Vitisë, pas ekzaminimeve të nevojshme gjinekologjike  ka rezultuar se vajza  nuk kishte dëmtime traumatike dhe nuk ishte keqpërdorur seksualisht siç edhe pretendonin prindërit e saj.

“Pas paraqitjes së kësaj situate, me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjeko ligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njofton që pas raportimit nga prindërit e saj si e zhdukur ata pas gjetjes së saj kishin dyshime që mashkulli që e kishte rrëmbyer e kishte keqpërdorur edhe seksualisht.

Lexo po ashtu Gjendet e mitura e zhdukur në Viti, deklaron se është dhunuar nga një person

“Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë ngjarje, e mitura më 05 Nëntor 2021, kishte telefonuar familjarët e saj, duke iu treguar se gjendet në qytetin e Vitisë, ku për shkak të moshës së mitur 12 vjeç, e njëjta është dërguar dhe intervistuar në Qendrën për Punë Sociale dhe aty nuk kishte dhënë asnjë deklaratë se është keqtrajtuar seksualisht, me ç’rast në po të njëjtën ditë rreth orës 14:00 në stacionin policor në Viti, janë paraqitur përsëri prindërit e të miturës, me dyshimin se vajza e tyre ishte keqpërdorur seksualisht nga personi me inicialet B.B” bënë të ditur prokuroria në Gjilan.

E pas kësaj i dyshuari për këtë  është liruar pas vërtetimit që nuk e ka kryer këtë vepër penale.

“Pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprime tjera hetimore, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të njëjtit e ka ndërprerë masën e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër penale”.

Për këtë rast mediat kanë raportuar, më 5 nëntor prej kur edhe vajza ishte shpallur si e zhdukur./Telegrafi/

Exit mobile version