Site icon Telegrafi

Prokuroria e Velesit ka hapur lëndë kundër Peshkopit Agatangel për thirrjet që të shkohet në kisha

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike në Veles hapi lëndë pas thirrjes publike në media dhe njoftimit publik të Peshkopit Agatangel dhe Dioqezës së Povardarisë, me të cilën u bënë thirrje besimtarëve të shkojnë në objektet gjatë festës fetare të krishterëve, ditët e premte dhe të shtunën, ndërsa është është në fuqi ndalimi i grupimeve në territorin e të gjithë vendit, ndalimi i lëvizjes së popullatës në periudha të caktuara kohore dhe ndalimi i hyrjes në varreza, thonë nga Prokuroria Publike.

“Për të vërtetuar faktet për rastin dhe përgjegjësinë e mundshme penale, Prokuroria e Velesit i dha udhëzime SPB Veles të sigurojë të dhëna për veprën e kryer dhe të ekzaminojë rrethanat nëse ai përmban tipare të veprës penale, si dhe respektimin e masave të caktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/

Exit mobile version