Site icon Telegrafi

Prokuroria e Tetovës: Paraburgim për dy personat për tentim vrasjen e prokurorit publik nga Gostivari

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë sot njofton se tashmë kanë nisur procedurë kundër dy të rriturve dhe një të mituri, të cilët dyshohet se gjatë ditës së djeshme në fshatin Çegran kanë tentuat ta vrasin një prokurori publik nga Gostivari. Nga Prokuroria e Tetovës thonë se kanë marrë rastin përsipër, për shkak se i dëmtuari është prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa si rrjedhojë është marrë ky veprim, që të sigurohet paanshmëri gjatë hetimeve.

“Në orët e hershme të 21 nëntorit, të dyshuarit , së bashku me një minoren të moshës 17-vjeçare, kanë tentuar që me paramendim të privojnë nga liria prokurorin publik. I dëmtuari me makinën e tij dhe me një të afërm të tij ishin duke lëvizur rrugës së fshatit Çegran, ndërkaq njëri prej të dyshuarve ka ndaluar me makinë në mes të rrugës në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit tjetër. Në atë moment prokurori publik ka sinjalizuar me drita që të lirojnë rrugën. Pasi i dëmtuari ka kaluar me makinë, të dyshuarit me makinë kanë vazhduar ta ndjekin, pas ndalimit kanë filluar ta fyejnë dhe të sillen në mënyrë agresive ndaj tij për shkak se kishte sinjalizuar me drita. I dëmtuari u është prezantuar se është prokuror publik dhe se nëse ka nevojë të thërrasin policinë që të sqarohet rasti. Të tre të dyshuarit kanë filluar ta godasin, ndërsa i mituri ka nxjerr një thikë me çka i ka shkaktuar plagë në pjesën e pasme në anën e djathtë të gjoksit. Pastaj ka tentuar që ta therë sërish. Duke parë se të dyshuarit kanë për qëllim ta përfundojnë veprën dhe ta privojnë nga liria, i dëmtuari ka nxjerr pistoletën, të cilën e posedon me leje, dhe ka gjuajtur në mënyrë paralajmëruese në ajër, pas çka të dyshuarit kanë ndaluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Tetovë ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor ndaj dy të dyshuarve, ndërkaq kundër të miturit procedura do të zhvillohet në bazë të Ligjit për Drejtësi ndaj Fëmijëve./TV21/

Exit mobile version