Prokuroria Themelore Publike e Tetovës kundër pesë personave parashtroi propozime për shqiptimin e dënimeve në Gjykatën Themelore në Tetovës.
Të gjithë të akuzuarit akuzohen për mosrespektim të urdhrave shëndetësor gjatë kohës së pandemisë dhe për secilin prej tyre është propozuar dënim prej 100 gjobave ditore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, personat nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë orës policore janë kapur duke lëvizur në lokacione të ndryshme pa pasur leje./Telegrafi/