Prokuroria në rastin Neymar thuhet se ka kërkuar që lojtari dhe Barcelona të ndiqen penalisht për akuzat për korrupsion dhe mashtrim.
Nuk ka të përfunduar saga e transferimit të Neymar te Barcelona, pasi përsëri po flitet për parregullsitë e bëra nga të dyja palët me rastin e transferimit nga Santos.
Sipas gazetës spanjolle Marca, prokurori ka kërkuar dënime për babanë e Neymarit, ish-Presidentin e Barcelonës Sandro Rosell dhe klubin e Santosit, që buron nga ankesa e fondit DIS, që zotëronte 40 për qind të kartonit, të cilët denoncuan parregullsi nga ana e stafit të sulmuesit dhe klubit spanjoll.
Gjyqtari i Gjykatës Nacionale, Jose de la Mata fillimisht i cilësoi si të pastër pesë palët që bënë gabime, por Divizioni Penal i gjykatës ka shfuqizuar vendimin e gjyqtari dhe e detyruan atë të rihapë rastin.
Si pasojë, De la Mata iu ka kërkuar të akuzuarve për të paraqitur fletët e tyre të ngarkuara me qëllim të hapjes së një gjykim të ri, ku tani rrezikojnë shumë të dalin fajtor dhe të gjobiten. /Telegrafi/