Site icon Telegrafi

Prokuroria e Shtetit do t’i hetojë listat e punëtorëve të “Ramiz Sadikut”

Punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” kanë protestuar sot para Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë për shkak se nuk është paguar 20 përqindëshi nga shitja e aseteve të kësaj ndërmarrjeje.

Këta protestues janë takuar nga zëvendëskryeprokurorja e shtetit, Sevdije Morina dhe prokurori Idain Smailji, ku para tyre ua kanë shprehur pakënaqësitë sa i përket manipulimit mbi ndërmarrjen e tyre .

Ata kërkuan që Prokuroria e Shtetit të merret me hetimin e listës së kësaj ndërmarrje, duke theksuar se aty janë futur persona në mënyrë të pamerituar, të cilët edhe kanë marrë këtë përqindje, duke mos qenë asnjëherë pjesë e kësaj organizate.

Prokuroria e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje, me përkushtim do të merret me hetimin e këtyre listave, të cilat dyshohet se janë manipuluar. /Telegrafi/

Exit mobile version