Telegrafi

Prokuroria e Shtetit memorandum me Doganat

Memorandumi është nënshkruar nga kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Naim Huruglica.

“Qëllimi i nënshkrimi të këtij memorandumi është përmirësimi i bashkëpunimit për zbatimin e drejtë të ligjit, duke pasur parasysh rëndësinë e luftimit të suksesshëm të krimit financiar, kontrabandimit me mallra dhe krimit të organizuar, si dhe unifikimin e qëndrimeve për zbatimin e drejtë të legjislacionit penal dhe doganor në Kosovë dhe ngritjes së shkathtësive të prokurorëve dhe zyrtarëve doganor për zbatimin e drejtë të ligjit”, thuhet në njoftimin dërguar medieve nga Prokuroria e Shtetit.

Memorandumi do të fillojë të zbatohet nga 27 janar i këtij viti 2011. /Telegrafi/