Telegrafi

Prokurori kërkon arrestimin e Akil Gjakovës për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i shtetit për arrestimin e xhudistit të njohur kosovar, Akil Gjakova.

Ky i fundit të shtunën u denoncua për dhunë nga gruaja e tij, Suela Muminovic.

Lajmi për autorizimin për arrestim e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje”.

“Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, ka thënë Nikçi për Telegrafin.

Lexo po ashtu Xhudisti i njohur Akil Gjakova denoncohet për dhunë nga bashkëshortja e tij

Akil Gjakova dhe Suela Muminovic janë të martuar tash e katër vite dhe kanë një djalë nga martesa e tyre.

Dyshja janë në proces të divorcit, akt ky që është kërkuar nga Akili./Telegrafi/