Site icon Telegrafi

Prokuroria e shtetit: Kemi filluar hetimet lidhur me shitjen e biletave online

Foto: Arton Krasniqi

Prokuroria e shtetit të Kosovës ka dalë me komunikatë, ku njofton qytetarët se kanë filluar hetimet rreth shitjes së biletave për  ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Shitja e biletave online nga kompania e autorizuar “tiks.app” ka hasur në shumë parregullsi dhe probleme në qasje.

Kjo ka bërë që qytetarët e Kosovës të frustrohen me këtë situatë dhe të kërkojnë nga organet e rendit mbikëqyrjen e shitjes së biletave.

Lexo po ashtu Reagim i ri nga kompania "tiks.app", vazhdojnë arsyetimet e llojit "sulme kibernetike" - ankohen për akuza dhe kërcënime

Sot (e mërkurë), Prokuroria ka dal me komunikatë ku njofton se tashmë ka autorizuar njësitet përkatëse për të identifikuar dyshimet e ngritura.

Komunikata e Prokurorisë së Shtetit

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë.

Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar.

/Telegrafi/

Exit mobile version