Prokuroria Themelore Publike – Shkup sot propozoi shqiptim të dënimeve kundër 20 personave për veprën penale “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.
“Për 19 të akuzuar, Prokuroria ngriti procedurë për shkak se nuk kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore janë kapur duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit”, shprehen nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni
Gjithashtu, nga Prokuroria thonë se një nga të akuzuarit nuk ka respektuar Urdhrin për vetizolim.
Prokurorët Publikë në Gjykatën Penale të Shkupit i propozuan të akuzuarve gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/