Site icon Telegrafi

Prokuroria e Shkupit nis procedurë për aksidentin në të cilin humbi jetën një 14-vjeçar

Prokuroria e Shkupit kërkon që të vendosen masa kujdesi dhe t’i merret patentë shoferi 53-vjeçarit nga Shkupi i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Kozle të Shkupit, ku vdiq një fëmijë.

Aksidenti ndodhi të hënën, mes dy veturave dhe një motoçiklete që po drejtohej nga një fëmijë, për të cilin prokuroria njofton se ishte 14 vjeç.

“I dyshuari 53-vjeçar më datë 5 dhjetor me automjetin tip “Mini Cooper” është futur në kryqëzimin e rrugës “Pijanec” dhe “Kozle”, pa e lëshuar që të kalojë automjeti i cili tashmë lëvizte përgjatë rrugës “Kozle” dhe kishte të drejtë kalimi. Në këtë mënyrë ai e ka penguar lëvizjen e motor tip “Honda” që drejtohej nga një fëmijë 14-vjeçar”.

“Motoçikleta ka goditur në pjesën anësore të veturës, viktima është përmbysur dhe ka rënë në rrugë, më pas ka rrëshqitur në trasenë e destinuar për qarkullimin e mjeteve në drejtim të kundërt, ku është përplasur nga vetura Citroen C3. Në aksident drejtuesi i motoçikletës i plagosur ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë menjëherë”, thonë nga Prokuroria.

Exit mobile version