Site icon Telegrafi

Prokuroria e Shkupit hap hetim ndaj një personi, kreu vjedhje në një market

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 47-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – grabitje.

Më 4 shtator, i dyshuari ka hyrë në një market në bulevardin “KAÇKM” dhe menjëherë ka shkuar në zonën pranë kasës dhe e ka hapur kasën. Pronarja e dyqanit, e cila punonte edhe si shitëse, e ka kundërshtuar, por ai i ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka kërcënuar, është larguar dhe nga kasa i ka marrë 16.300 denarë, aq sa ka pasur në atë moment.

Ndërkohë viktima ka dalë nga dyqani dhe ka mbyllur derën duke tentuar ta mbajë në dyqan, por ka shtyrë me forcë derën, dhe ka arritur ta hapë dhe është larguar nga vendi.

“Meqenëse janë plotësuar kushtet ligjore, gjegjësisht ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik të arratisjes dhe që arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik parashtroi te gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Exit mobile version