Prokuroria Publike Themelore Shkup shtroi propozim aktakuza kundër 12 personave për veprën penale “Falsifikim dokumenti sipas nenit 378 paragrafi 1 i Kodit Penal”.
Siç kumtoi PTHP, të akuzuarit, në ngjarje penalo-juridike në periudhë nga 19 deri më 23 shkurt, në vendkalimin kufitar Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, kanë shfaqur vërtetime të rreme për PCR teste negative për virusin SARS-CoV-2, të cilat gjoja janë dhënë nga laboratorë në Shkup.
”Vërtetimet si të vërteta i kanë shfaqur para nëpunësve të autorizuar, edhe pse e dinin se aspak nuk janë testuar në laboratorët e dhënë”, kumtoi PTHP.